Moska dënon vendimin e SHBA për t’i shitur “Javelin” Kosovës

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 13:34
Moska dënon vendimin e SHBA për t’i shitur “Javelin” Kosovës

Rusia ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për dërgimin e sistemeve antitank “Javelin” në Kosovë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se ky vendim minon procesin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Po flasim për çdo përpjekje për të armatosur Kosovën. Papërgjegjësia dhe mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar dhe dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e treguar nga Uashingtoni dhe aleatët e tij, minon procesin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrit rrezikun e destabilizimit edhe në rajonin e Ballkanit”, ka shtuar Zakharova, shkruan Euronews Serbia.

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi pak ditë më parë shitjen e raketave Javelin për Kosovën në vlerë 75 milionë dollarë, njoftoi Agjencia për Bashkëpunim për Sigurinë e Pentagonit.

(Kosova Sot Online)