Berisha: Numri i popullatës në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 13:55
Berisha: Numri i popullatës në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një mesazh nga një specialist i censusit, i cili thekson se popullsia në Shqipëri është më pak se 1.5 milionë banorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

POSTIMI I PLOTË

SPAK pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje

Republika e mashtrimit.

Shqipëria me 1.478.126 banorë.

Sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullatës numri i popullatës në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Mirëmbrëma doktor!

Jam një specialist tek censusi dhe ju keni denoncuar me të drejtë fshehjen e rezultateve katastrofë të këtij censusi që po punojnë me orë të zgjatura për të falsifikuar. Ju keni plotësisht të drejtë, desha t’ju informoj që: sipas kalkulimeve përmbledhëse të regjistrimit të popullsisë, rezultoi se u regjistruan gjithsej 1.478.126 qytetarë në Republikën e Shqipërisë, por me urdhër nga sipër nuk u bë publike për faktin se kemi të bëjmë me një SKANDAL mafioz të organizuar që ka të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku në shkallë vendi kanë hedhur votën rreth 1.7 milionë qytetarë, ose me saktë 1.667.352 votues, që do të thotë se nga regjistrimi i CENSUS-it dalin mbi 200 mijë vota tepër nga popullsia, pa llogaritur këtu edhe pjesën e qytetarëve nën 18 vjeç.

(Kosova Sot Online)