Konjufca për zgjedhjet e reja: Sa më herët aq më mirë për Kosovën

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 14:45
Konjufca për zgjedhjet e reja: Sa më herët aq më mirë për Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është në të mirë të Kosovës, ndërsa garën më të madhe e sheh për vendin e dytë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Konjufca i ka përmendur edhe sondazhet e fundit që e nxjerrin VV-në të parën me një përqindje të lartë.

“Sa më herët ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar e pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila do të bëhet me marrëveshje me subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca.

(Kosova Sot Online)