Szunyog takohet me Sveçlën: BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 14:59
Szunyog takohet me Sveçlën: BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Tomas Szunyog për të biseduar, për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për planet e këtij viti dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Shkëmbyem pikëpamje sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë”, shkroi ai.

“BE-ja do të vazhdojë ta financojë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, shtoi Szunyog.

(Kosova Sot Online)