Kurti: E falënderova Plenkoviqin për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 15:11
Kurti: E falënderova Plenkoviqin për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, në margjinat e forumit që po mbahet në Davos të Zvicrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne diskutuam për rritjen ekonomike dhe progresin e Kosovës, si dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm siç është arsimi. E falënderova atë për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial”.

(Kosova Sot Online)