Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës si partnere e besueshme e ushtrive aleate

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 16:21
Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës si partnere e besueshme e ushtrive aleate

Sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, i ka pritur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.  Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)