Zbardhen detaje për gjendjen e minatorëve të lënduar nga acidi sulfurik

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 16:26
Zbardhen detaje për gjendjen e minatorëve të lënduar nga acidi sulfurik

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 12 minatorë  të lënduar si pasojë e rrjedhjes kimike të acidit sulfurik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se dy prej tyre kanë pasur lëndime serioze të syve, e të njëjtit më pas janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.

Derisa thuhet se 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.

(Kosova Sot Online)