Ja kush thotë: Nuk do të kandidojë më për deputet të Vetëvendosjes

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 19:48
Ja kush thotë: Nuk do të kandidojë më për deputet të Vetëvendosjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për deputet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kam thënë që është protestë, sepse kështu di të protestoj. Nuk kandidoj më për deputet”, tha ai 

Uka ka reaguar në Facebook, ku ka thënë se heshtja e tij është protestë.

“Kur zëri im është “pengesë”, heshtja ime është protestë! Kur më shumë ka vlerë forma se sa përmbajtja, e më e çmueshme është sekuenca se sa procesi… ndodhë edhe kjo”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur fotografinë me gojë të mbyllur.


(Kosova Sot Online)