Ja për çka është optimist Bill Gates

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 20:00
Ja për çka është optimist Bill Gates

Zhvillimi i inteligjencës artificiale do ta bëjë jetën e çdo personi më të lehtë, tha themeluesi i Microsoft, Bill Gates në një intervistë për CNN në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gates beson se konsumatorët do t’i qasen lehtësisht inteligjencës artificiale, përmes një telefoni ose kompjuteri të lidhur me internetin, dhe se do ta bëjë më të lehtë për shumë njerëz të bëjnë punë që nuk i pëlqejnë, veçanërisht duke vënë në dukje “shkresat” që mjekët tani duhet të bëjnë.

Ai deklaroi se përmirësimet e sjella nga sistemi gjenerues i inteligjencës artificiale Chat GPT-4 (ChatGPT-4) janë të jashtëzakonshme, pasi ky chatbot tani mund “të jetë një mësues, të japë këshilla shëndetësore, të ndihmojë në shkrimin e kodit”.

Gates theksoi veçanërisht përfitimet e përdorimit të inteligjencës artificiale në fushat e arsimit dhe kujdesit shëndetësor. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi këtë javë një parashikim shumë më të zymtë në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale pasi beson se teknologjia e re do të rrisë pabarazitë ekzistuese midis vendeve të pasura dhe më të varfra të botës.


(Kosova Sot Online)