Murati: Varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës duhet të jenë në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 20:30
Murati: Varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës duhet të jenë në Prishtinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës duhet të jenë në Prishtinë afër njëri- tjetrit.

Përveç tyre, Murati ka thënë se në Prishtinë duhet të varrosen edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Fadil Vata, Ali Ajeti, Zahir Pajaziti e Hyzri Talla, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Mujë Krasniqi, Agim Ramadani e Remzi Ademi, Ismet Jashari e Astrit Suli, Gursel e Barjam Sylejmani e shumë figura të tjera qendrore të lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare.

Po sot ku janë dy simbolet e bashkimit? Të ndarë në varre ata që jeta i kishte bashkuar në punë, përpjekje, angazhim e vdekje. Për turpin tonë njëri në Dubovik të Deçanit e tjetri në Gjilan. Ata jo vetëm që e kanë vendin pranë njëri-tjetrit, por te dytë e kanë vendin në Prishtinë, e bashkë me ta edhe bashkudhëtari i tyre Bardhoshi. Në Prishtinë ku duhet të varrosen figurat qendrore të lëvizjes çlirimtare. Aty ku duhet të vijnë edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Fadil Vata, Ali Ajeti, Zahir Pajaziti e Hyzri Talla, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Mujë Krasniqi, Agim Ramadani e Remzi Ademi, Ismet Jashari e Astrit Suli, Gursel e Barjam Sylejmani e shumë e shumë figura të tjera qendrore të lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Të vijnë e të jenë pranë shokëve të armëve Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Iliri Konushevcit e Isa Kastratit, Agron Rrahmanit e Bahri Fazliut. Të jenë afër Adem Demaçit. Të vijnë në Prishtinë e të ketë mundësi t’i nderojë bashkërisht krejt Kosova, të gjithë shqiptarët, e njerëzit anë e kënd botës që vizitojnë vendin tonë. Sepse këto figura nuk janë vetëm simbole të lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq për Adem Jasharin ka thënë se duhet të qëndrojë në Prekaz për shkak të simbolikën së sakrificës.

(Kosova Sot Online)