Lajçak: Me Vuçiqin në Davos biseduam edhe për çështje që janë urgjente

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 21:00
Lajçak: Me Vuçiqin në Davos biseduam edhe për çështje që janë urgjente

Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën në Davos, është takuar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak ka treguar se me Vuçiqin ka folur për zhvillimet e fundit rreth procesit të dialogut dhe hapat në periudhën e ardhshme.

Po ashtu, ai ka thënë se kanë folur edhe për çështje që janë urgjente.

”Patëm një diskutim të rëndësishëm me Aleksandër Vuçiqin për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka thënë Lajçak.

(Kosova Sot Online)