Kështu do të jetë sot moti në Kosovë

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 07:54
Kështu do të  jetë  sot moti në  Kosovë

Sot parashikohet të ketë fuqizim të masave të ngrohta, të cilat do të jenë të kombinuara me ato të lagështa, përcjell “Kosova Sot Online”.

Moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme në shkallë vendi, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 18°C.

(Kosova Sot Online)