Kuvendi sot ka seancë të jashtëzakonshme, shqyrton rezolutën për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 08:08
Kuvendi sot ka seancë të jashtëzakonshme, shqyrton rezolutën për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rend dite është vetëm një pikë: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njejtë sikurse muajin paraprak.

(Kosova Sot Online)