Situata e gripit, mjeku shqiptar: Gripi apo infeksionet virale, nuk mjekohen me antibiotik

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 08:43
Situata e gripit, mjeku shqiptar: Gripi apo infeksionet virale, nuk mjekohen me antibiotik

Mjeku, Arjan Harxhi, tha se në këtë kohë duhet të kemi kujdes më përdorimin e antibiotikëve, pasi siç u shpreh ai infeksionet virale nuk kurohen me antibiotik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje,ai shtoi se gripi apo infeksionet virale, nuk mjekohen me antibiotik.

“Pa dyshim që e ndeshim edhe pse si fenomen ka ardhur duke u pakësuar. Është një formulë e zakonshme që ne ia mësojmë studentëve që asnjë infeksion viral nuk mjekohet me antibiotik. Në vetvete temperatura nuk duhet patur frikë.

Duhet thënë që temperatura është një shenjë e gripit një shenjë e infeksionit, një reagim fiziologjik i organizmit ndaj një agresioni infektiv dhe nuk të bën dëm. Pa dyshim duhet mjekuar me mjetet e veta. Gripi apo infeksionet virale, nuk mjekohen me antibiotik”,-tha mjeku Arjan Harxhi.

(Kosova Sot Online)