Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia tregon detaje

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 09:18
Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia tregon detaje

Policia e Kosovës ka thënë detaje për shpërthimin e cisternës me acid që ndodhi dje në Minierën e Trepçës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.

“LËNDIM AKSIDENTAL“

Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)