Një person gjendet i vdekur në Prizren

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 10:12
Një person gjendet i vdekur në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jetë dje në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Prizren / 17.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)