Kusari-Lila e kundërshton rezolutën e PDK-së për çmimin e energjisë elektrike

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 11:59
Kusari-Lila e kundërshton rezolutën e PDK-së për çmimin e energjisë elektrike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, përcjell “Kosova Sot Online”.

 Propozim-rezolutën e ka kundërshtuar shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari – Lila tha se rezoluta e prezantuar nuk është serioze nuk kontribuon në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Kërkesa e sotme për seancë të jashtëzakonshme nga opozita nuk përmban asnjë risi nga opozita, por është kopje e përsëritjes së kërkesave të njëjta nga viti i kaluar. Rezoluta e prezantuar nuk është serioze nuk kontribuon në gjetjen e një zgjidhjeje. Sfidat shumëvjeçare të këtij sektori janë përgjegjësi edhe e juaja. Pozita dhe qeveria kanë qenë seriozisht në gjetjen zgjidhjes dhe ofrimin e lehtësirave”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)