Krasniqi: Qeveria Kurti ua dha qytetarëve nga 100 euro, pas dy ditësh ua kanë marrë me fatura të energjisë

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 12:57
Krasniqi: Qeveria Kurti ua dha qytetarëve nga 100 euro, pas dy ditësh ua kanë marrë me fatura të energjisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti ua ka dhënë qytetarëve nga 100 euro dhe pas dy ditësh ua ka marrë përmes faturave të rrymës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara”, ka thënë Krasniqi.

“Ua keni dhënë nga 100 euro, pas dy ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)