Dyshohet se konsumoi fostoksinë, 17-vjeçari përfundon në spital

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 13:12
Dyshohet se konsumoi fostoksinë, 17-vjeçari përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Elbasan, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Një 17-vjeçar dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksnë.

Aktualisht, i mituri është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Mbrëmjen e djeshme, në spitalin Rajonal të Elbasanit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë.

I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)