Gjakovë: Gjendet një grua e vdekur në oborrin e saj

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 15:20
 Gjakovë: Gjendet një grua e vdekur në oborrin e saj

Një grua është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së saj në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ndërsa, rasti është dukeu u hetuar.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)