Nisin hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 16:00
Nisin hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rastin ku ra një pjesë e kulmit të Komunës së Re të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj. E njëjta ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje me njësitet relevante ku janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.

Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, tha Ulaj.

Nga rënia e kulmit, një grua ka mbetur e lënduar, derisa nga Emergjenca për Reporteri.net thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net shefi i Emergjencës, Naser Syla.

“Po kryhen ekzaminimet. Gjendja e saj momentalisht është stabile”, tha shkurtimisht Syla

(Kosova Sot Online)