Stojkoviq: Mesazhi i Prekazit është se liria gjithmonë fiton

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 16:30
Stojkoviq: Mesazhi i Prekazit është se liria gjithmonë fiton

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili mbron politikanin serb, Nikolla Sanduloviq, përsëriti veprimin e tij duke vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit të familjes Jashari në Prekaz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai bëri nderimet dhe kërkimfaljen duke thënë se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi Sanduloviqit.

Në fjalimin e tij para mediave, Stojkoviq tha se mesazhi i Prekazit është se “liria gjithmonë fiton”.

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, tha ai para mediave.

Stojkoviq e ka lënë edhe një letër te varri i Blerinës të shkruar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

(Kosova Sot Online)