Haradinaj: A e dini se me Fatmir Limajn synojmë vendin e parë në zgjedhje?

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 19:57
Haradinaj: A e dini se me Fatmir Limajn synojmë vendin e parë në zgjedhje?

Pas nënshkrimit të koalicionit me NISMA-n e Famtir Limajt, ka folur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur nëse po e bëjnë këtë meqë kanë dalë keq në sondazhe dhe për deklarimet e zyrtarëve të pushtetit se pozita e parë është e garantuar, Haradinaj ka thënë se për një gjë të tillë vendos sovrani.

Ai ka thënë se siç ia ka dhënë Kurtit vendin e parë në vitin 2021, mundet edhe që t’ia marrë atë pozita.

Haradinaj ka thënë se luftojnë për pozitën e parë në tabelën e subjekteve politike.

“Pozita e t’parit është e sigurt, atë e dinë vetëm sovrani, votuesi. Votuesi i para këtyre zgjedhjeve po e ka shpallë VV-në të parin, por mundet edhe me ia marrë atë pozitë. Ne aspirojmë pozitën e parë në tabelën subjekteve politike, në opsionet qeverisëse që ofrohen”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)