Kurti në Davos ka takuar përfaqësues të kompanisë së njohur

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 20:45
Kurti në Davos ka takuar përfaqësues të kompanisë së njohur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Davos ka takuar përfaqësues e lartë të kompanisë “Philiphs”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Ëillem Scheijgrond. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.”

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Philips “shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë”.

Po ashtu në takim është diskutuar për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve.

(Kosova Sot Online)