Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në këto dy fshatra të veriut

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 22:08
Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në këto dy fshatra të veriut

Në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë, policia e Kosovës ka kryer një bastisje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut

“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje, por tha se bastisjet lidhen me barrikadat e vitit 2022.

(Kosova Sot Online)