Sot nuk punohet në objektin e Komunës së re në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

  • E.k /
  • 19 January 2024 - 08:27
Sot nuk punohet në objektin e Komunës së re në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot nuk do të punoj në objektin e saj që gjendet në lagjen “Arbëria”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky vendim thuhet se është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.

“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se të premten nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)