Konsumoi mbidozë të barnave, 29-vjeçarja përfundon në spital

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 11:54
Konsumoi mbidozë të barnave, 29-vjeçarja përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Gramshit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një 29-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë të barnave.

Sipas informacioneve të policisë, 29-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja E. K., 29 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte. 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)