Dalin pamjet nga nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut

  • S.A /
  • 19 January 2024 - 12:27
Dalin pamjet nga nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut

Në pushimoren përballë sallës së sportit në Zubin Potok tashmë ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Izmir Zeqirit, kryetarit shqiptar të Zubin Potokut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç raportojnë mediat lokale të Zubin Potokut, iniciatorët e këtij peticioni, janë të kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve. 

Të interesuarit sipas mediave atje, kanë mbërritur në orën 9 të mëngjesit të sotëm me ish-kryetarin Srgjan Vuloviq dhe zyrtarë të tjerë të komunës.

 

Peticioni do të nënshkruhet edhe për dy ditë të tjera.

Media ka sjellë edhe pamje nga vendi ku po nënshkruhet peticioni.

Vetëm dy ditë para së të nis nënshkrimi i këtij peticioni, kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar për këto nënshkrime për shkarkimin e kryetarëve në bazë të udhëzimit administrativ.

Ai ka theksuar se nuk do të kenë sukses këto nisma për shkarkimin e tij dhe të kolegëve të tij, kryetarë të katër komunave në veri të vendit.

“Qysh nga vendimi i qeverisë për udhëzimin administrativ kam qenë skeptik, duke e parë gjendjen në teren unë nuk besoj dhe akoma jam skeptik se do të ketë sukses. Kjo për shkak të vullnetit të qytetarëve, të themi të shumicës serbe, për të zhvilluar ndonjë parë zgjedhje demokratike dhe të rregullta, unë kam qenë dhe akoma jam skeptik i kësaj iniciative”.

“Këtë e shoh si një prapaskenë natyrisht të Listës Serbe dhe të grupacioneve që kanë bërë presion mbi qytetarët serbë e që bëjnë akoma. Unë shoh vetëm pështjellim të situatës dhe jo ndonjë sukses”, ka tënë Zeqiri.

(Kosova Sot Online )