Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 14:08
Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

(Kosova Sot Online)