E pritshme nga Lavrov – Thotë se Rusia gjithmonë do ta mbështesë Aleksandar Vuçiqin, flet edhe për Kosovën

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 14:49
E pritshme nga Lavrov – Thotë se Rusia gjithmonë do ta mbështesë Aleksandar Vuçiqin, flet edhe për Kosovën

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov theksoi se Rusia gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë qëndrimin e zgjedhur nga populli serb dhe lidershipi i Serbisë.

“Kur është fjala për Kosovën, shohim se si tallen me serbët. Bllokimi i marrëveshjes, të cilën BE-ja e portretizoi si arritjen e saj më të madhe, ka vazhduar për një kohë të gjatë” – tha Lavrov në konferencën vjetore për shtyp.

Sipas tij, ajo që është rënë dakord, që ka të bëjë me Serbinë, nuk zbatohet për dhjetë vjet dhe BE-ja nuk mund të bëjë asgjë për këtë, transmeton Sputnik.

Ai shtoi se BE-ja dëshiron t’i privojë serbët nga veriu i Kosovës nga të drejtat e tyre dhe theksoi se kur duhet të përmbushen marrëveshjet, BE-ja e ndryshon atë në favor të palës që është më afër tyre, e cila në këtë situatë është shqiptarët e Kosovës. /OB

(Kosova Sot Online)