Stano: Kosova dhe Serbia t'i shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 15:40
Stano: Kosova dhe Serbia t'i shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit

Unioni ka kërkuar sqarime nga Kosova për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalesën e përdorimit të valutave të huaja në vend, përfshirë edhe dinarin serb, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Stano tha se Kosova dhe Serbia duhet që tema të tilla të adresojnë në tavolinën e bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia pritet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, tha Stano.

“Ne i nxisim të dyja palët dhe iu bëjmë thirrje që të adresojnë këto tema në kornizën e dialogut e lehtësuar nga BE”, shtoi ai.

Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se nga 1 shkurti, valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euroja.

(Kosova Sot Online)