Osmani i ka uruar sukses një kontigjenti të ushtarëve të FSK-së që është nisur për në Britani të Madhe

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 16:06
Osmani i ka uruar sukses një kontigjenti të ushtarëve të FSK-së që është nisur për në Britani të Madhe

Një  kontigjenti të ushtarëve të FSK-së që është nisur mbrëmë për në Britani të Madhe për të mbështetur një operacion të quajtur INTERFLEX, i ka uruar presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se ata do të kenë rol kryesor në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Iu uroj sukses ushtarëve tonë të FSK-së kanë derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)