Bëhuni gati: Paralajmërohet rikthimi i reshjeve të borës

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 16:47
Bëhuni gati: Paralajmërohet rikthimi i reshjeve të borës

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)