Kjo është vajza e re nga ky vend i Kosovës e cila raportohet e zhdukur

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 17:41
Kjo është vajza e re nga ky vend i Kosovës e cila raportohet e zhdukur

Jana Gjugjaj, 14 vjeçare nga Prizreni është raportuar e humbur. Familja thotë se që nga e marta kanë humbur kontaktet me vajzën e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Familja Gjugjaj kanë thënë  se që nga pasditja e 16 janarit, nuk dinë gjë për vendndodhjen e vajzës së tyre.

 

Ata kanë pohuar se rastin e kanë raportuar edhe në organet e rendit, ditën e njëjtë që e mitura u largua pa gjurmë.

Tutje, familja e Janës kanë dhënë detaje edhe për veshjen që kishte vajza atë ditë, si dhe kanë dhënë leje që të publikohet fotografia me portretin e saj.

“Vajza diten qe eshte zhduke ka pas veshë duks ngjyre portokallt, fermerk moms jeans e hapur, patika NIKE bardh e zi”, thanë familjarët teksa bëjnë thirrje që kushdo që mund të ketë informacione, të lajmërojnë Policinë.

(Kosova Sot Online)