Berisha: Koalicioni AAK-Nisma për t’i dhënë fund të keqes së madhe që quhet Albin Kurti

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 18:35
Berisha: Koalicioni AAK-Nisma për t’i dhënë fund të keqes së madhe që quhet Albin Kurti

Koalicionin e ri AAK-Nisma e ka lavdëruar sekretari i Nismës, Zafir Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë me dije se ky opsion politik është alternativa më e arsyeshme për t’i dhënë fund Qeverisë Kurti.

Ai ka theksuar se e keqja madhe e Kosovës është Qeveria Kurti.

“Opsioni politik për qytetarët e Kosovës i afruar nga AAK-NISMA, është alternativa më e arsyeshme për t’i dhën fund të keqes së madhe që quhet Albin. Rreshtimi në një front poltik me ata prapa të cilëve flasin veprat, është rrugëtimi më i sigurt për ta këther vendin në binaret e integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik, të cilat po rrezikohen nga një grumbull adoloshentësh të cilët aksidentalisht erdhën në pushtet, me ndihmën e trushpërlarëve dhe atyre që mendimin kritik e kanë të kufizuar, e të cilët ranë viktima të mashtrimit të madh në shkurt të 2021! Koha na ka mësuar se gjërat e mëdha fillojn nga të voglat, prandaj duhet vullnet dhe guxim për arritjen e qëllimeve të mëdha”, ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)