Një person gjendet i vdekur në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 18:45
Një person gjendet i vdekur në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Elezaj.

(Kosova Sot Online)