Power takohet me Kurtin në Davos: Folëm për bashkëpunimin me Kosovën

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 18:55
Power takohet me Kurtin në Davos: Folëm për bashkëpunimin me Kosovën

Në Davos të Zvicrës, administratorja e USAID, Samanta Power, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Power ka thënë se është e lumtur për takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ajo ka shtuar se USAID është duke punuar me Kosovën për forcimin e stabilitetit rajonal, energjinë, sigurinë dhe investimet në sektorin privat.

(Kosova Sot Online)