Kurti: O’Brien vlerësoi maturinë tonë në përballje me provokimet e Serbisë

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 20:22
Kurti: O’Brien vlerësoi maturinë tonë në përballje me provokimet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe vizitave gjatë qëndrimit në Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Duke folur për takimin më Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, James O’Brien, kurti ka bërë të ditur se me të kanë folur për sulmin e Banjskës dhe për agresionin dhe provokimet e Serbisë.

Sipas Kurtit, O’Brien e ka vlerësuar maturinë që ka treguar Kosova në situatat me të cilat është përballur në Veri të vendit.

Kryeministri ka thënë se takimi me O’Brien ka ndodhur sapo ka mbërritur në Davos.

“Sapo mbërritëm në Davos, takuam Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan James C. O’Brien, i cili përgjatë bisedës vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve, agresionit e provokimeve”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)