Gjykata Speciale cakton një gjyqtar për mbikqyrje të zbatimit të vendimit për kompensim

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 21:21
Gjykata Speciale cakton një gjyqtar për mbikqyrje të zbatimit të vendimit për kompensim

Zhdëmtimi i 8 viktimave në rastin e ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa, do të mbikëqyret nga Gjykata Speciale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky institucion ka emëruar një gjykatës të vetëm që për një periudhë një vjeçare do ta ketë nën vëzhgim zbatimin e zhdëmtimin të viktimave, që kap vlerën e 207 mijë euro.

Nga Specialja po ashtu është caktuar edhe trupi gjykues që do të vendosë për ligjmërinë e vendimit dënues prej 22 viteve.

E kjo çështje, sipas Astrit Kolaj nga IKD, do ta mbajë pezull edhe zhdëmtimin e viktimave.

Si problematikë në tërësi, nga avokati Kadri Osajh, shihet zhdëmtimi i viktimave nga Kosova, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Mustafa fillimisht u dënua me 26 vite burgim, por që me vendim të apelit, u zvogëlua në 22 vite.

(Kosova Sot Online)