Një person ka tentuar ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 22:35
Një person ka tentuar ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit

Sot rreth orës 19:40 kemi pranuar informacionin se një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare po tenton ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hashani ka treguar se janë angazhuar njësitet relevante, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu nga spitali regjional.

Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.

 “Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e  fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe  psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)