Përfundon pa pasoja drama me tentativë tragjike në Gjilan, Policia e psikologia ia dalin me sukses

  • S.A /
  • 20 January 2024 - 07:39
Përfundon pa pasoja drama me tentativë tragjike në Gjilan, Policia e psikologia ia dalin me sukses

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për medie se  Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit që të zbres nga aty, transmeton "Kosova Sot Online ".

Personi në fjalë tashmë po merr ndihmën e nevojshme dhe është nën përkujdesje të mjekve.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe  personi është arritur  që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani .

(Kosova Sot Online )