Gjendet vajza 14-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur në Prizren

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 08:30
Gjendet vajza 14-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur në Prizren

Është gjetur 14-vjeçarja, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët që nga dita e marte, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Rivdan Tahiri, i cili shumë herë është angazhuar në raste të tilla për gjetjen e personave.

Tahiri ka thënë se vajza është gjetur shëndosh e mirë.

“Të dashur vullnetar dhe qytetar. Vajza e lajmëruar e zhdukur është gjetur shëndosh e mirë. Faleminderit Policisë (Prizren)”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)