Fushë Kosovë: Rrëmbehet një burrë dhe e bëjnë për spital, arrestohen tre të dyshuarit

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 09:05
Fushë Kosovë: Rrëmbehet një burrë dhe e bëjnë për spital, arrestohen tre të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë rrëmbyer dje një burrë në Fushë Kosovë, ku e kanë futur në veturë të cilin e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të holla, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka informuar se viktima ka marrur lëndime trupore, ku edhe ka marrur tretman mjekësor.

Të dyshuarit për këtë rast, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Rrëmbim – Fushe Kosovë 19.01.2024-19:30. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)