Reshjet e borës në Prishtinë, Rama: Po kujdesemi që qarkullimi të mos jetë i vështirësuar

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 10:38
Reshjet e borës në Prishtinë, Rama: Po kujdesemi që qarkullimi të mos jetë i vështirësuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë informacione për gjendjen e rrugëve të kryeqytetit pas rreshjeve të borës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka shkruar se kompanitë e pastrimit janë në terren dhe se ekipet e Komunës bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi të mos jetë i vështirësuar.

Tutje, Rama ka kërkuar nga shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Reagimi i plotë:

Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit.

Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.

Të dashur qytetarë,

Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.

Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.

Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

0800 122 33 ose

0800 122 44

Ju uroj fundjavë të mbarë♥️

Drejtoria e Shërbimeve Publike

Ilirik Musliu

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Lulzim Fushtica

#prishtinapraktike

(Kosova Sot Online)