Arrestohet gjakovari, në gjendje të dehur ushtoi dhunë psikike ndaj familjarëve të tij

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 13:39
Arrestohet gjakovari, në gjendje të dehur ushtoi dhunë psikike ndaj familjarëve të tij

Një rast i dhunës psikike ka ndodhur dje në Gjakovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Gjakovë 19.01.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online