Rukiqi: IIustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual, përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 15:40
Rukiqi: IIustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual, përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye

Kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte premtuar se Qeveria do ta përfundojë autostradën Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas fotografive që po qarkullojnë në rrjete sociale, përfundimi i autostradës nuk duket që është afër.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi.

“Krejt dhe drejt në baltë. Ilustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual dhe ku jemi duke përfunduar me këtë pushtet. Pra përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye. Te paaftë dhe të dëmshëm”, ka shkruar Rukiqi.

(Kosova Sot Online)