Ekspertja amerikane e sigurisë: Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 16:05
Ekspertja amerikane e sigurisë: Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë

Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden, të mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë e ku flet për agresionin rus në Ukrainë dhe shtron pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Amerika largohet dhe Putin mposht Zelenskyn, transmeton “Kosova Sot Online”.

Stradner ka thënë se ajo ka paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe se më në fund SHBA ka hapur sytë.

Ajo ka thënë se nëse SHBA-ja nuk e ndal Rusinë, radha është për Ballkanin.

“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani është i radhës.Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)