Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 08:55
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të pjesshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin mes -4 deri në -2 gradë Celsius ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)