18 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 09:21
18 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

Sot bëhen 18 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë përvjetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë disa aktivitete.

Nga ora 09:15, do të bëjnë homazhe te varri i ish presidentit Rugova.

Në ora 09:30 do ta vizitojnë familjen Rugova, ndërsa në orën 11:00 do të marrin pjesë në promovimin e librit “Pushteti dhe intelektualët” të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”

(Kosova Sot Online)