Ky është i riu kosovar i cili vdiq pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 09:24
Ky është i riu kosovar i cili vdiq pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij

Pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij disa ditë më parë, Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçar nga Podujeva, vdiq në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë rrahje, më 14 janar policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Ata fillimisht dyshoheshin për veprën penale “Vrasje në tentavitë”, ndërkaq pasi ai vdiq, të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intesiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë. Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e Rëndë””, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)